
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit të një autobusi ka gjetur dhe sekuestruar 24 armë të ftohta (thika).
Bëhet e ditur se në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.