Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia siguron video incizim ku i dyshuari shtiu me armë, ndërmerr masa

Gazeta10
06 Gusht 2024 - 17:05

Policia e Kosovës njofton se Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një video incizim ku i dyshuari me inicialet G. T., me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë shihej duke shtëne me armë zjarri, janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar.

Bëhet e ditur se në posedim të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast penal “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.