Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia trajnon 65 zyrtarë për ‘‘Ballafaqim me turma’’: Në fokus ishte ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operative

Gazeta10
29 May 2026 - 19:27

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, për trajnimin e 65 zyrtarëve policorë nga regjionet e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore, për ‘’Ballafaqim me turma’’.

 Policia, bën të ditur se, në kuadër të trajnimit është realizuar edhe skenari praktik për menaxhimin e turmave, ku për ta përcjellur nga afër morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë kolonel Gazmend Hoxha dhe eprorë të lartë të PK-së.

Komunikata:

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur prezantimi i trajnimit profesional “Ballafaqimi me turma”

Prishtinë, 29 maj 2026

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, është realizuar prezantimi përmbyllës i pjesës praktike dhe teorike të trajnimit “Ballafaqimi me turma” për 65 zyrtarë policorë të NJRSH-së nga regjionet: Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug. Trajnimi është udhëhequr nga instruktorët e DNJSO-së dhe është zhvilluar në Kampin “Vrella” dhe në QNJS “Enver Zymeri’’, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative për menaxhimin e situatave me turma dhe ruajtjen e rendit publik.

Në kuadër të trajnimit është realizuar edhe skenari praktik për menaxhimin e turmave, ku për ta përcjellur nga afër morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë kolonel Gazmend Hoxha ,  dhe eprorë të lartë të PK-së.

Drejtori Hoxha iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku i përgëzoi zyrtarët dhe instruktorët për realizimin me sukses të trajnimit, duke treguar një nivel të lartë të profesionalizmit në menaxhim me turma dhe vënie në kontrollë të situatës së sigurisë, dhe njëkohësisht theksoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zyryarëve policorë e në veçanti të njësive të specializuara.

Policia mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve operative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.