
Ekipa e Televizionit Kanal 10 sot ka vizituar Manastirin e Banjskës, pasi Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollimin e territorit dhe tani ka hapur edhe rrugën.
Nga pamjet live të sjella nga televizioni shihen rrethojat e manastriti të shkatërruara nga terroristët serb.
Në videon e mëposhtme shihet edhe rruga prej nga kanë ikur ata nga Manastiri, në drejtim të kufirit me Serbi.
“Policia e Kosovës ka bërë thirrje për vëmëndje pasiqë në hapësirat afër Manastirit mund të këtë edhe mjete ta pashpërthyera”, ka përcjellur gazetarja Bleona Dallaveraj, direkt nga vendi ku të cilën terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovë, duke vrarë policing Afrim Bunjaku. Nga ana tjetër të vdekur mbetën 4 serbë dhe disa të plagosur e të arrestuar. /Gazeta10/