Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun nga Varaga e Zubin Potokut, ka dhënë detaje rreth sanimeve që po bëhen tashmë në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Dy netët e para kanë qenë një çështje emergjente, me të cilat nuk është që jemi ballafaquar më përpara. Është deshtë me gjetë zgjidhje të përkohshme dhe innovative”, ka thënë Mujku.
Ai ka theksuar se kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme deri në sanimin e dëmit, i cili është shkaktuar të premten në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Mbaramë na u desht me i hjek tubat dhe po ashtu kemi ba një zgjidhje të përkohshme, me këtë kontejner dhe kemi vendosur që të fillojmë me punimin e baypass-it, është përgatit, nënkupton një kanal i ri, i përkohshëm për me mujt me zhvillu renovimin dhe shqyrtimin e dameve”, ka thënë Mujku. /Gazeta10/