Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Popullariteti i Will Smith bie ndjeshëm pas skandalit në Oscar

Gazeta10
24 August 2022 - 15:50

Popullariteti i Will Smith ka rënë ndjeshëm pasi goditi me shuplakë Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar marsin e kaluar, raporton Gazeta10.

Në një artikull të Variety duke cituar Q Scores, një metrikë që mat famën e të famshmëve, statistikat tregojnë se perceptimi për aktorin ra pas sulmit ndaj Rock.

Ngjarja ndodhur pasi komediani bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith.

Megjithatë, kjo batutë nuk u prit mirë nga aktori pasi Jada vuan me alopecia, sëmundje e cila shkakton rënie të flokëve. Smith më pas doli në skenë dhe goditi me shuplakë Rock-un.

Përpara këtij skandali, Smith përfshihej në top pesëshen ose 10-shen e aktorëve më të vlerësuar pozitivisht, bazuar në sondazhet Q Scores të kryera çdo janar dhe korrik, tha zëvendëspresidenti i Q Scores, Henry Schafer.

Ai renditej rregullisht pranë yjeve të njohur si Denzel Washington dhe Tom Hanks.

Diferenca midis numrave nga sondazhet e janarit dhe korrikut të këtij viti tregoi atë që Schafer e përshkroi si ‘një rënie shumë domethënëse dhe të shpejtë’ të pikës pozitive Q të Smith nga 39 në 24, sipas Variety.

Gruaja e Smith, Jada Pinkett Smith, gjithashtu mori një goditje në imazhin e saj.

Rezulati i saj pozitiv ra nga 13 në 6, ndërsa rezultati i saj negativ shkoi nga 29 në 44.

Rënia e popullaritetit të aktorit të famshëm, i cili fitoi po atë natë një çmim Oscar, ka të ngjarë të ketë një ndikim në lidhje me studiot filmike ose reklamuesit që kërkojnë të punojnë me të./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.