Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Porsche e re u hodh gabimisht në shitje me një çmim të volitshëm në Kinë

Gazeta10
03 February 2023 - 16:19

Blerësit e mundshëm të makinave në Kinë kanë zbuluar se një reklamë në internet për një makinë sportive luksoze të Porsche, ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Një përfaqësues i Porsche në qytetin e Yinchuan listoi automjetin e ri për 124,000 juanë, ky çmimi ishte vetëm një pjesë e asaj që duhet të ishte dhe se panamera ka një çmim fillestar prej 148,000 dollarë.

Promovimi i kësaj marke tërhoqi qindra blerës të mundshëm.

Një zëdhënës i prodhuesit gjerman të makinave Porsche, tha se promovimi “përmbante një gabim serioz në çmimin e listuar me pakicë”, e i cili pastaj u hoq menjëherë.

Meqenëse kishte vetëm një automjet në magazinë, në përputhje me procesin e shitjes, Porsche Center Yinchuan ka komunikuar me klientin e parë i cili bëri një tarifë rezervimi të rimbursuar në internet dhe ka negociuar një rezultat të këndshëm.

Përfaqësues të Porsche gjithashtu kanë kontaktuar çdo ofertues individualisht duke ua shpjeguar atyre situatën dhe duke u kërkuar falje.

Informacioni i pasaktë është postuar më 30 janar dhe klientët që kanë paguar tarifën e rezervimit prej 911 juanë janë rimbursuar, tha Porsche. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.