
Analisti politik, Blerim Gashi është shprehur optimist se ekziston betejë mes dy krerëve të shtetit, Kurtit dhe Osmanit në raportin me ShBA-të, mirëpo që sipas tij, mund të jetë e fshehur.
“Unë pajtohem se mund të jetë latente e fshehur por ia djeg kosi buzët dhe e di që produkti politik, kjo fitore që është bërë para katër viteve ka qenë produkt shumë më shumë ideologjik, i votës e legjimitietit gjithë qytetarë ndaj VV-së dhe Albin Kurtit para se të jetë e Vjosa osmanit dhe Guxo-së”, deklaroi Gashi.
Tutje, teksa fliste për raportin mes Kurtit dhe Osmanit, Gashi në emisionin Politiko tha se duhet të jetë pafëtyrësi e madhe “thika” e Osmanit ndaj Kurtit, pasi sipas tij, ishte që ky i fundit që e ndihmoi atë të bëhej e para e shtetit.
“Dhe natyrisht që presindetja Osmani njuk është as naive politike, as fullirante politike e nuk është as asi matrapaze që ia bën nërrskamsat Albin Kurtit, sepse nën 1 është vetvrasje politike në momentin e pikut politik të Albin Kurtit me u qu dhe me bë nërrskamsa për hatër ose direktiva të kujtdo qoftë. E Albin Kurti nuke ka bë Vjosen presidente pro ia ndihmuar shumë dhe natyhrisht që duhet me qenë ligësi e poshtërsi e madhe, dyfytrësi e madhe me ia kthy shpinën dhe me ia ngul thikën, pa i bë gjë”, shtoi Gashi.