Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Postoi armë në rrjete sociale, shoqërohet një person në polici në Kaçanik

Gazeta10
11 January 2024 - 19:48

Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informatë se një person në rrjetet sociale kishte postuar një video sekuencë, duke e përdorur një armë zjarri –  pistoletë.

Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, në Dubravë të Kaçanikut ka identifikuar personin A.T. (23), të cilin sot, rreth orës 14:30 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit. Rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.