Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pozita e opozita përplasen për reformat e skemës sociale, nuk ka vota për kalimin e saj

Gazeta10
22 February 2023 - 19:28

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Me akuza e përplasje ndërmjet deputetëve të pushtetit e atyre opozitarë, është përcjellë seanca plenare e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës. Për shkak të mospajtimeve dhe mungesës së kuorumit nuk kanë arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare. Si pasojë e kësaj, ato janë shtyrë për një seancë tjetër.

Marrëveshja ndërkombëtare për reforma të skemës sociale ka përplasur pozitën dhe opozitën.

Për shkak të mospajtimeve dhe mungesës së kuorumit, legjislativi nuk ka arritur që në seancën e së mërkurës ta votojë këtë marrëveshje.

Votën e deputetëve e ka kërkuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, megjithëse partia në pushtet nuk i kishte siguruar votat për kalimin e kësaj marrëveshje.

Por, kundër një marrëveshjeje të tillë ka dal deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se skemat sociale nuk duhet të rregullohet përmes kredisë.

Ky kundërshtim i Hotit ka nxitur reagimin e deputetëve të partisë në pushtet.

Me gjithë kundërshtimet, PDK-ja ka thënë se do të votojë pro një marrëveshje të tillë, për shkak të qytetarëve.

Derisa, nga AAK-ja kanë kritikuar pushtetin që nuk i ka siguruar votat për kalimin e kësaj marrëveshje.  

Ndërkaq, kuorum nuk ka pasur as për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren dhe Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.