
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me analistë të përhershëm Faruk Statovci e Bekim Isufi. Të ftuar janë: Albin Prapashtica, Arbër Prekazi dhe Taulant Dajaku.
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës, Arbër Prekazi e vlerësoi lartë skuadrën nga kryeqyteti.
“Prishtinën e kemi pasur rival gjatë tërë kohës për shkak të garës për Europë. Ata kanë një ekip mjaft të mirë dhe një kontigjent të madh të lojtarëve, kjo falë trajnerit Ismet.”, u shpreh fillimisht Prekazi.
Tutje, ai tha se për finalen e Kupës që do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Prishtinës ai pret një sfidë mjaft të vështirë.
“Në finale e Kupës do të kemi një ndeshje mjaft të vështirë por ne do të mundohemi të luftojmë deri në maksimum për t’i arritur objektivat tonë.”, përfundoi Prekazi.