Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenca injoroi tërë ditën pyetjet e Kanal10, reagon në mbrëmje por pa e mohuar vërtetësinë e hetimeve

Gazeta10
27 July 2023 - 23:18

Pas publikimit të lajmit nga Gazeta10 dhe raportimit të Kanal 10 në lidhje me hetimet që ishin kryer në vitin 2022 për varrin e ish-veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka reaguar presidenca e Kosovës.

Megjithëse, kabineti i zyrës së presidentes Osmani ka pasur mundësi tërë ditën të kthejë një përgjigje në pyetjet e televizionit Kanal 10 për këtë temë, ky institucion ka vendosur të nisë një reagim në drejtim të mediave pas orës 22:00 të mbrëmjes, duke mos e mohuar vërtetësinë e lajmit për hetimet ndaj procedurave që ishin zhvilluar në vitin 2018 për varrin e Demaçit. Në reagim thuhet se kabineti i presidentes mohon  që ka kërkuar hetime rreth kësaj çështjeje.

Reagimi i plotë:

Demantojmë lajmin e publikuar në Gazeta 10 dhe huazuar edhe nga portali Nacionale, me titullin “Hetime për varrin e Demaçit, si doli blof dyshimi i pushtetit?”, i cili tenton ta implikojë Institucionin e Presidencës, të udhëhequr nga Presidentja Vjosa Osmani, lidhur me një kërkesë për hetime mbi procedurat e pagesës për rregullimin e varrit të Adem Demaçit.

Sqarojmë për qytetarët se Presidenca e udhëhequr nga Presidentja Vjosa Osmani, asnjëherë nuk ka kërkuar hetime rreth kësaj çështjeje.

Me datën 14.04.2022, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës ka kërkuar dokumente lidhur me disa procedura të zhvilluara në vitin 2018, ndaj ushtruesi i detyrës së sekretarit në Presidencë, por jo zv.shefi i stafit siç pretendohet në artikull, i  është përgjigjur kërkesës së Policisë.

Asnjëherë ky hetim nuk është kërkuar nga institucioni i Presidencës, në rrjedhën e mandatit të Presidentes Osmani, ndaj pretendimi i artikullit është i pavërtetë

Në lidhje me këtë rast Kanal 10 ka siguruar disa shkresa hetimore të policisë dhe përgjigje të kabinetit të presidentes Osmani, ky dyshohej për një faturë të paguar në vitin 2018. Hetimet duket se kanë përfunduar me tu kuptuar se pagesa ishte bërë nga kryeministria dhe jo nga ish-presidenti Thaci. Presidenca, Prokuroria e policia nuk i kanë komentuar gjatë ditës pyetjet e televizionit.

Gazeta 10 e publikon të plotë shkresën e zyrës së Osmanit kthyer për Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, e cila ishte bërë vetëm 5 ditë pas kërkesës së kësaj njësie ku pohon . /Gazeta10/

Powered By EmbedPress

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.