
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka thënë se Samiti BE-Ballkan Perëndimor, po mbahet për herë të parë në Tiranë, raporton Gazeta10.
Temat e takimit do të jenë turizmi dhe krizat energjetike.
Ai ka thënë se do të jetë një takim i rëndësishëm simbolik.
Më tej, ai ka thënë se është emocionuese të jesh në Shqipëri.
“Ky do jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që mbahet këtu, në një vend jo-anëtar. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me përpjekjet tona. Sot do të nënshkruam marrëveshjen për tarifat roaming. Lehtësim për bizneset, qytetarët, turizmi. Kriza energjetike do të jetë çështja tjetër. Është emocionuese të jesh këtu. E ardhmja e Europës, është e ardhmja e fëmijëve tanë, do të jetë më sigurt me Ballkanin Perëndimor. Afrimi me rajonin është i rëndësishëm për ne”– tha Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.
Kujtojmë se Samiti BE-Ballkan Perëndimor po mbahet për herë të parë në Shqipëri në nivel rajonal. / Gazeta10