Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian: Përkrahim organizimin e një konference për çështjen Kosovë – Serbi

Gazeta10
29 June 2023 - 14:31

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është shprehur se përkrahin organizimin e një konference me disa shtete aktive anëtare dhe në bashkëpunim me SHBA-në për çështjen Kosovë – Serbi.

Michel para takimit të Këshillit Evropian të enjten, ka thënë se ka ardhur koha për t’u bërë hapa të qartë nga Kosova dhe Serbia në rrugën drejt normalizimit.

“Dua të jem i qartë, ne plotësisht përkrahim angazhimin e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell. Dua të them se po ashtu se përkrahim idenë që sa më shpejt të jetë e mundur të organizohet një konferencë me disa shtete anëtare shumë aktive, për ta përkrahur angazhimin e ndërmjetësimit, në bashkëpunim edhe me SHBA-në. Ndjejmë se muajt e fundit kemi parë disa vështirësi duke u bërë arsye për eskalim. Ndjejmë se po vjen koha për të pasur një qasje globale. Koha ka ardhur të bëhen hapa të qartë në drejtim të normalizimit. Është shumë me rëndësi, pasi në BE ne duam po ashtu të bëjmë më të mirën për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Michel.

Organizimin e një konference normalizimi për çështjen Kosovë – Serbi e ka propozuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka thënë të organizohet konferencë ku “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për të gjitha mospajtimet”.

Ai tha se në atë konferencë duhet të arrihet marrëveshja, përndryshe të ketë pasoja për dyja palët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.