Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Presidenti i klubit të Lirisë flet për ndryshimet para pranverës

Gazeta10
04 February 2024 - 23:27

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.

Studios së emisionit “Kampionët” i rikthehet analisti i përhershëm, Bekim Isufi, të cili i bashkohen edhe Valon Osmani, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka, Taulant Dajaku dhe Samir Sahiti.

Për herë të parë në këtë vit, presidenti i klubit të Lirisë, Valon Osmani foli edhe për ndryshimet në stinorin pranveror.

“Kemi ndryshuar dy herë trajnerin këtë sezon, kemi nënshkruar tash me Ali Gunes, me të cilin kemi pasur negociata për më shumë se dy muaj. Gunes është ekspert për t’i shpëtuar ekipet nga rënia, siç ka bërë me një klub tjetër” – tha ai.

Tutje, Osmani foli edhe për lojtarët e rinj.

“Kemi nënshkruar me tetë lojtarë të rinj, dhe kemi larguar disa që nuk kemi arritur të gjejmë bashkëpunim për pjesën e mbetur të sezonit” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.