Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidenti i kompanisë gjigante Lika holding viziton Kanal 10

Gazeta10
05 May 2023 - 19:39

Përfaqësuesit e kompanisë LIKA Holding i kanë vizituar të premten hapësirat e reja të Kanal10. Përveç njoftimit për projektet e reja, drejtuesit e televizionit e kanë njoftuar presidentin e kësaj kompanie, për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Presidenti i LIKA Holding viziton Kanal 10, diskutohen projektet e reja bashkëpunuese me udhëheqësit e televizionit.

Biznesmeni i suksesshëm kosovar në Zvicër dhe presidenti i korporatës LIKA Holding AG, Esat Lika ka vizituar ambientet e Televizionit Kanal 10 në Prishtinë.

Vëllezërit Esat dhe Ben Lika u pritën nga ekipi udhëheqës i televizionit të gazetarëve, drejtori i përgjithshëm Arben Ahmeti, zëvendësdrejtori i përgjithshëm Fidan Rama dhe drejtori i i programit Kushtrim Sadiku.

Biznesmeni Lika, i cili konsiderohet ndër afaristët më të suksesshëm shqiptarë në botë, pati mundësi të sheh nga afër punën e televizionit të gazetarëve në ambientet e reja.

Ai u njoftua nga udhëheqja e televizionit për ecurinë e projektit të suksesshëm dhe unik në spektrin mediatik kosovar.

Ahmeti, Rama dhe Sadiku e njoftuan Likën për vizionin e televizionit të gazetarëve dhe zgjerimin e veprimtarisë në fushën e radios dhe projekteve online.

Ekipi udhëheqës i Medias 10-të tregoi se ky televizion do ta rrisë veprimtarinë profesionale edhe në drejtim të diasporës, duke sjellë produkte të veçanta televizive për jetën profesionale e ekonomike të shqiptarëve në mërgatë.

Dy palët në takimin e sotëm në Prishtinë u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

LIKA Holding është kompania me e suksesshme e patundshmërive në Zvicër dhë jo vetëm.

Tregimi i Esat Likës vlerësohet si tregimi më interesant dhe inspirues në industrinë e patundshmërive dhe ndërtimit në njërin nga vendet më të zhvilluara të Evropës, sikurse Zvicra.

Korporata LIKA Holding së fundi ishte bërë kryelajmi i mediave helvetike për të drejtën e investimeve në ndërtimin e hotelit prestigjioz Summit Davos në qytetin e Davosit duke e shndërruar një ish spital të njohur në hotel të ri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.