Gazeta10

Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Presidenti i UNI-Universum International College, z. Alejtin Berisha, ka qenë një prej folësve kryesorë në një ndër konferencat më të mëdha në Kosovë, e cila ka si synim të promovojë, të prezantojë dhe bëjë kërkime në fushën e teknologjisë, DOKUTECH. Diskutimi i panelit në të cilin ai mori pjesë trajtoi temën e “Rolit të Grave në Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale”.

Në fokus të diskutimit ishte impakti i jashtëzakonshëm që gratë po kanë në zhvillimin e teknologjisë AI.

Z. Berisha foli për  rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes së grave në platformat e inteligjencës artificiale, duke theksuar nevojën për të pasur më shumë gra në pozicione të larta në këtë fushë.

Në paraqitjen e tij para audiencës, Berisha u fokusua në potencialin e studiueseve të reja në këtë fushë, duke shprehur që vitet e fundit po vërehet një rritje në aspektin e udhëheqjes. Shumë gra tashmë janë në krye të kompanive dhe startup-ave,  duke ofruar një menaxhim të duhur dhe kreativitet në teknologji të avancuar. Ai vlerësoi kontributin e tyre në transformimin e sektorit dhe paraqitjen e ideve inovative.

Konferenca e inovacionit dhe teknologjisë “DOKUTECH” në Kosovë ka filluar edicionin e saj të 11-të. Ky event vjetor është një konferencë e rëndësishme që zbulon zhvillimet e fundit në teknologji dhe sipërmarrje.

UNI-Universum International College, është institucion i duhur që përmes programeve të studimeve Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Siguri Kibernitike, përgatit studentët përmes planprogramit të tij, udhëzon ata në rrugën e zhvillimit të ideve të tyre. Duke ofruar qasje në platforma ndërkombëtare dhe mbështetur vazhdimisht projektet e reja teknologjike. 

UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Arizona State University (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për Inovacion.

Bashkohuni me ne sot dhe filloni rrugën tuaj drejt një të ardhmeje të ndritur nesër! Për më  shumë info. Kliko KETU.

Gjithashtu kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
IMG_6519
Në këtë orë falet nesër Kurban Bajrami
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është i riu që e rrëmbeu 29-vjeçarin dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë