Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Presidentja në ShBA”, Matoshi: Kurtin nuk po e fton askush përveç diasporës

Gazeta10
08 Korrik 2024 - 21:00

Komentatori politik, Halil Matoshi ka deklaruar se vizitat e krerëve të shtetit në Amerikë, do kishin rëndësi tjetër po të ishte ftuar në vend të presidentes Osmani, kryeministri i vendit, Albin Kurti, raporton gazeta10.

“Nuk ki fortë çka me zbërthy, absolutisht është vizitë e kot, po të ishte me u rrotullu situata, të ishte zonja Osmani me diasporen në Izmir. Po të ishte Albin Kurti me ftesë të Blinken kisha me shpresu që Kosova po e shpërthen izolimin që i’u ka bërë qeverisë së Kosovës por izolimi po vazhdon”, deklaroi Matoshi në Politiko të Kanal 10.

Sipas tij kryeminsitrin Kurti nuk po e fton askush jashtë vendit përveç diaspores.

“Z.Kurti nuk e thirr kerkush më, përveç diaspores”.

“Osmani ka pak fuqi ose në fund të fundit nuk i ka dhënë vetës fuqi,ka fillu me zbatu rolin e saj kushtetues së paku mos me hesht atëherë kur duhet me bërtit, ka hesht për Këshillin e Evropës atëherë z.Kurti i ra shkelm derës së hapur”, shtoi Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.