Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja nuk deklarohet nëse do t’i dekretojë ose jo ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Gazeta10
22 October 2026 - 11:59

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka treguar nëse do ta dekretojë apo jo ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ajo është pyetur nga gazetarët, por nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Kuvendi e miratoi ligjin me 88 votat e deputetëve më 6 tetor, ndërsa Presidentes së re, ia dërgoi më 15 tetor për dekretim.

Ndryshimet e miratuara përfshijnë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, faljen presidenciale dhe ankesat në Gjykatën Supreme për çështje që lidhen me juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.