Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin slloven, e falënderon për mbështetjen për vizat

Gazeta10
07 October 2022 - 19:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë.

Osmani me Golob diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet ndërshtetërore, teksa e ka vlerësuar mbështetjen e Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, si dhe anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.