Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani takon Komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi me NATO-n, kyç për sigurinë dhe paqen në Kosovë

Gazeta10
08 Janar 2026 - 18:20

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se siguria në vend garantohet përmes angazhimit të përditshëm dhe partnerëve të besueshëm, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit me NATO-n.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht përballë, siç ka thënë, veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.