
Justina Shiroka Pula ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj si presidente e Kosovës.
Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.
Ndërsa presidenti i Letonisë, Edgars Rinkeviçs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.