Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Shiroka Pula urohet nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Gazeta10
28 October 2026 - 15:25

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re”. thuhet në njoftim të Presidencës.

Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.