
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, do të japë sonte një intervistë ekskluzive për televizionin Kanal 10.
Intervista do të transmetohet me fillim nga ora 20:20, në emisionin Politiko ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat institucionale, si dhe prioritetet e Presidencës për periudhën në vijim.
Qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër qëndrimet e presidentes lidhur me çështje të rëndësishme që prekin vendin, në një nga datat më të rëndësishme në historinë e shtetit.
Na ndiqni!