
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ajo u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin shkëmbeu urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë. Gjatë vizitës, Presidentja Osmani vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend.
“Urime festën e Fitër Bajramit. Dua ta falënderoj Myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij anekënd Kosovës, që ka qenë dhe mbetet në interes të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Myftiu Tërnava falënderoi Presidenten për vizitën.