Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës

Gazeta10
13 Maj 2024 - 12:35

Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me distributorin e mirënjohur, L.L.A.V Group.

Produktet e Prince Caffe, me anë të këtij bashkëpunimi, tash e tutje do të ofrohen në rrjetin e supermarketeve Delhaize Group në të gjithë vendin.

Ky hap shihet si një mundësi e mirë për klientët belgë të provojnë kafenë e shijshme të Prince Caffe, duke e bërë atë më të lehtë se kurrë për ta gjetur në një vend të besueshëm dhe të njohur.

Me rreth 140 supermarkete Delhaize ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve ushqimore dhe janë të njohur për krijimin e mjediseve të këndëshme dhe miqësore të blerësve.

Ky partneritet i suksesshëm me L.L.A.V Group dhe Delhaize do të ndihmojë Prince Caffe të rritet dhe të përhapet më gjerë në tregun e Belgjikës duke përfshirë edhe shtetet tjera të Beneluksit dhe më gjërë, duke siguruar që kafja e shijshme të jetë e disponueshme për më shumë njerëz në këtë vend.

Prince Caffe, si njëri ndër brendet kryesore kosovare, tashmë po pozicionohet gjithnjë e më tepër sukses në tregje të ndryshme evropiane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
13 Qershor 2025
10plus
11 Qershor 2025
10plus
10 Qershor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.