Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prince Marly fiton çmimin “Ylli i Javës” në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës

Gazeta10
29 September 2022 - 17:11

Portieri i Trepçës ’89, Prince Marly, është shpallur “Ylli i Javës” në xhiron e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës, raporton Gazeta10.

Marly arriti t’a mbajë portën e paprekur në fitoren e  Trepçës ’89 ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0.

Ai gjatë lojës u tregua shumë i shkathtë në 5 intervenime kyçe, të cilat ndikuan në rrjedhën e lojës.

Pasi mori çmimin, Prince theksoi se ndihet shumë i vlerësuar, teksa u shpreh se pret shumë nga skuadra e tij në këtë edicion.

“Jam shumë i lumtur të pranoj sot trofeun e më të mirit të xhiros. Si futbollist i Trepçës ‘89, pres që si ekip i mirë dhe i kompletuar që jemi të fitojmë kampionatin dhe pse jo të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve në vitin e ardhshëm. Me këtë rast dua të falënderoj shumë stafin dhe bashkëlojtarët për këtë trofe, sepse pa kontributin e tyre ky çmim do të ishte i pamundur të fitohej”, ka theksuar Marly.

Pas paraqitjeve pozitive për klubin mitrovicas, Marly Prince ishte grumbulluar me Kombëtaren e Kongos për ndeshjet e shtatorit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.