Gazeta10

Princi Harry dhe Meghan Markle do të shkojnë sërish në Britani, kjo është arsyeja

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në ngjarje bamirësie.

Harry dhe Meghan do të vizitojnë gjithashtu Gjermaninë si pjesë e udhëtimit të tyre për të mbështetur disa bamirësi, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta10.

Çifti do të udhëtojë në Mançester për Samitin e Botës One Young, një ngjarje që mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende, më 5 shtator.

Pas udhëtimit të tyre në Mançester, ata do të shkojnë në Gjermani për Lojërat Invictus 2023 në Dusseldorf.

Vizita e tyre në Britaninë e Madhe do të bëhet pasi morën pjesë në festën e jubileut platin në fillim të qershorit.

Sipas mediave të huaja, muajin e kaluar mbretëresha ftoi Meghan dhe Harry-n që të kalonin kohë me ta. Një burim i tha The Sun të dielën:

“Stafit i është thënë të presë një listë të plotë të familjes mbretërore, duke përfshirë Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibeth. Nëse do të vendosnin të pranonin vizitën, kjo do t’i lejonte fëmijët e tyre Archie dhe Lilibeth të shihnin stërgjyshen e tyre./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë