Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishet gypi kryesor furnizues në Shkabaj shkaku i rrëshqitjes së dheut, reduktime uji në Fushë Kosovë, Obiliq e Kalabri

Gazeta10
18 Prill 2026 - 11:52

Kompania e Ujësjellsit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar për prishjen e gypit kryesor furnizues për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Për shkak të këtij defekti, KRU Prishtina njofton se do të ketë reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Lagjen Kalabria të Prishtinës.

Reduktimet do të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.
Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 12:00 deri në 17:00 në këto zona:

Fushë Kosovë
Obiliq
Lagjja Kalabria

Ndikime mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.