Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina apo Vëllaznimi, cila skuadër kualifikohet në gjysëmfinale?

Gazeta10
18 April 2024 - 12:35

Ndeshja e sotme mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit do të përcaktojë skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.

Sfidën e parë e fituan bardhekaltrit 72:64, derisa në takimin e dytë fituan kuqezinjtë me rezultat 66:65.

Përballja e sotme, që nis nga ora 20:00 është vendimtare se kush do të kualifikohet tutje.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën, që përfundoi garat e para me 25 fitore e tri humbje, duke pasur edhe epërsinë e terrenit vendas, kurse sfida tjetër gjysmëfinale është Peja-Golden Eagle Ylli.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa në finale, skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.