
Prishtina ka arritur ta mposhtë skuadrën e Llapit me rezultat 1-2, raporton Gazeta10.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Prishtina kaloi në epërsi me anë të Kreshnik Ukës i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Golin e dytë për “bardhekaltërit” e shënoi mesfushori Endrit Krasniqi, kur po zhvillohej minuta e 67-të e ndeshjes.
Vetëm pak minuta më vonë, skuadra nga Podujeva arriti që ta ngushtoi epërsinë me anë të golit të shënuar nga Trimror Selimi.
Me këtë fitore Prishtina arrin kuotën e shtatë pikëve, ndërsa me këtë disfatë Llapi ka pesë pikë pas katër xhirove. /Gazeta10/