Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina – Ballkani, kryendeshja e xhiros së 23-të në Superligë

Gazeta10
03 March 2023 - 17:00

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohet xhiroja e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë disa ballafaqime mjaft interesante.

Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit, që do të luhet të dielën.

Lideri i tabelës, Ballkani do të mundohet të riktheheht te fitoret pas barazimit që kishte kundër Dukagjinit, ndërsa Prishtina javën e kaluar mori fitoren e parë pas tri humbjeve rresht dhe në këtë ndeshje do të mundohet të vazhdojë rrugën e fitoreve.

Ndeshje tjetër interesante do të luhet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, aty ku do të përballen Drita dhe Llapi.

Drita do të synojë fitoren për të qenë në ndjekje të liderit të tabelës, Ballkanit, ndërsa Llapi tenton fitoren për tu afruar edhe më shumë me top treshen në tabelë.

Gjilani në këtë raund do të udhëtojë në Klinë, aty ku do të përballet me skuadrën e Dukagjinit.

“Skifterat” do të mundohen që të arrijnë fitoren e tretë rresht, teksa Dukagjini do të synojë të ndalë tre pikët në shtëpi.

Trepça ’89 në këtë xhiro e pret në “Riza Lushta” skuadrën e Malishevës.

89-shi do të mundohen që të rikthehen te fitoret, ndërsa Malisheva në ktë xhiros synojnë fitoren e dytë radhazi në Superligë.

Në këtë xhiro po ashtu do të përballen edhe dy skuadrat e fundit në tabelë, Drenica dhe Ferizaji.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.