Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina dhe Trepça ’89 ndajnë pikët

Gazeta10
02 November 2022 - 20:01

Të mërkurën është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Kjo ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina kaloi në eëprsi me golin e realizuar nga Genc Hamiti.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Trepça ’89 e barazoi rezultatin me anë të Christian Mba.

Mba më të filluar pjesa e dytë realizoi një super gol për të kaluar në avantazh skaudrën mitrovicase.

Pas golit të disavantazhit Prishtina shtoi sulmet dhe golin e barazimit e gjetën në minutën e 76-të më anë të Muhamet Useinit.

Me këtë barazim, Prishtina gjendet në pozitën e tretë me 22 pikë, ndërsa Trepça ’89 renditet në pozitën e tetë me 12 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.