
Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me disa ndeshje interesante.
Në planprogamin e sotëm janë paraparë të zhvillon tri duele, me fillim nga ora 15:00, shkruan Gazeta10.
Fokusi kryesor është në kryeqytet, ku përballen Prishtina e Ferizaj.
Duel interesant pritet të luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça i bën ‘konak’ Llapit, derisa Malisheva në shtëpinë e tyre ballafaqohet me Gjilanin.
Ja formacionet e ndeshjes, Prishtina – Ferizaj:
Prishtina: Kolaj; Mici, Pllana, Hyseni, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi.
Ferizaj: Jovanovski; Sadriu, Halili, Islami, Bardhi, Krasniqi, Hyseni, Gligorov, Avdulli, Ramusa, Panadic.