
E diela e parë e vitit të ri 2024, sjellë para ekraneve emisionin e parë “Kampionët” me një super panelë.
Analistit tonë të përhershëm, Bekim Isufit, në studio i janë bashkuar edhe Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Qëndrim Kida.
Në diskutim e sipër për merkaton e këtij janari, Bekim Isufi tregoi për fituesen e afatit kalimtar të këtij muaji.
“Prishtina, për mua është fituesja e kësaj merkatoje. Arsyeja kryesore e kësaj që them është se kanë nënshkruar me Altin Gjokajn, Ardian Limanin, si dhe i janë rikthyer nga lëndimi disa nga lojtarët kryesor.”
Isufi tutje tha se të rikthyerit janë shtylla kryesore e Prishtinës dhe do të kenë rol kyç në vazhdimin e sezonit.
“Albin Krasniqi, Kushtrim Gashi dhe Rilind Nimani tanimë mund të llogariten si transferime të reja për Prishtinën, dhe këta lojtarë do të jenë shtyllë për skuadrën e Egbos” – përfundoi ai.