Në një hapësirë prej 240 mijë metra dhe me mbi 5 mijë vende të parkingut, Kosova do të bëhet për herë të parë me qendrën tregtare më të madhe në rajon.
Sonte në emisionin “Politiko” në Kanal10 duke filluar nga ora 21:10 do të ndiqni intervistën me drejtorin e “Prishtina Mall”, afaristin Fatmir Zymberin.
Në këtë intervistë, Zymberi për herë të parë rrëfen se si u kthye nga Norvegjia në vendlindje për të realizuar investimin më të madh privat që nga paslufta në Kosovë.
Ai ka folur edhe për sukseset e brendeve JYSK dhe KFC, dhe ëndrrën e tij të madhe për të investuar bashkë me një grup liderësh të suksesshëm nga Kosova.
Zymberi tregon, se buxheti për ndërtimin e objektit gjigant të qendres tregtare “Prishtina Mall”, kapë vlerën e 1/6 të buxhetit të Kosovës, apo 450 milionë eurove.
“Prishtina Mall” do të ketë qendrën më të madhe të argëtimit, dhe synon të punësojë 2.500 punëtorë.
Zymberi po ashtu ka treguar në Politiko, se 40% e brendeve në “Prishtina Mall” do të jenë ekskluzive.
Mos e humbisni, sonte në 21:10, në Kanal10.