
Raporti: Arbenita Ilazi / Kanal10
Prishtina Mall, për tri ditë do të jetë vendtakim për prodhues vendor e ndërkombëtar. Në këtë qendër tregtare, të mërkurën është hapur panairi i përgjithshëm ekonomik “Prishtina 2023”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. organizatorët thanë se ky do të jetë një shans i mirë për prodhuesit, derisa këta të fundit thanë se organizime të tilla, janë një mundësi e mirë për ta.
Dhjetëra biznese vendore e ndërkombëtare u bënë bashkë në Prishtina Mall, të mërkurën, në hapjen e panairit të përgjithshëm ndërkombëtar.
Në ambientet e Prishtina Mall, për tri ditë më radhë, prodhuesit vendor e ndërkombëtar do t’i ekspozojnë produktet e tyre.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për bizneset, teksa ka treguar se janë rreth 65 biznese të ndryshme që po marrin pjesë.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur mundësi të mirë këtë panair për të parë punën e tyre dhe për të bashkëpunuar bizneset mes vete.
Ndërkohë, pronarët e bizneseve vendore thanë se janë falënderues ndaj Odës Ekonomike të Kosovës për këtë organizim, derisa shprehen së kjo është një mundësi e mirë për t’i promovuar produktet e tyre.
Panairi i përgjithshëm ndërkombëtar, do të zgjasë tre ditë, dhe do të jetë i hapur për vizitorë nga ora 10:00 deri në ora 18:00. /Gazeta10