Prishtina dhe Drita kanë luajtur pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Prishtina e nisi më mirë ndeshjes, madje fitoi penallti për një lojë me dorë në zonë, por që pas rishikimit në VAR u anulua.
Pas kësaj Prishtina arriti të shënojë me Leotrim Kryeziun, por që goli sërish u anulua nga VAR pasi gjatë aksionit një lojtar i kryeqytetasve luajti me dorë.
Drita kishte rast të mirë me Leonart Vitijën, por gjuajtja e tij nga afër përfundoi jashtë.
Edhe në pjesën e dytë Prishtina kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar në disa raste, por që tastet e tyre përfundonin jashtë ose në duart e Faton Malokut.
Drita rrezikoi me Albin Prapshticën, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Gjilanasit kishin rast të mirë edhe në kohën shtesë, por goditja me kokë e Krasniqit u ndal nga Gjoka.
Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat finalistin do ta kërkojnë në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Gjilan.