Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina në kundërshtim me federatën lajmëron ndeshjen me Trepçën ’89 në ‘Fadil Vokrri’ dhe hyrjen falas

Gazeta10
01 October 2022 - 14:19

Prishtina do të pres Trepçën ’89 në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ditë më parë FFK njoftoi se gjendja e fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, nuk është e mirë dhe i ka ndaluar Prishtinë që të luaj atë në muajin tetor.

Gjatë këtij muaji në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do t’i luaj vetëm Ballkani ndeshjet e Ligës së Konferencës dhe Përfaqësuesja e Kosovës U17.

Por vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk po e pranon klubi kryeqytetas FC Prishtina, pasi ata duan ta luajnë ndeshjet si vendas në ‘Fadil Vokrri’.

Postimi i plotë i FC Prishtinës:

FC Prishtina e pret të dielën Trepçën ’89 në stadiumin tonë ‘Fadil Vokrri’, hyrja për tifozët do të jetë falas.

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (2 tetor) ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët.

Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë). Skuadra jonë e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje në mënyrë që të rikthehemi te fitoret

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.