
Raporti: Viola Korça / Kanal10
Deri në vjeshtë të këtij viti thuhet se do të nis ndërtimi i Spitalit të Prishtinës. Nga kjo komunë janë shprehur optimist se punimet do të përfundojnë gjatë mandatit të Përparim Ramës, por ndryshe janë shprehur nga opozita. Ndërkaq, edhe me ndërtimin e tij, po vlerësohet se sfidë do të jetë funksionalizimi, për shkak të mungesës së stafit.
Përkundër që gjatë këtij viti është paraparë të nisin punimet në ndërtimin e Prishtinës, të njëjtat ende nuk kanë filluar.
Projekti për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, ishte paraparë të përfundonte gjatë vitit 2021, por që tek më 23 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë prezantuan planin e fizibilitetit për këtë spital.Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë se më së largu në vjeshtën e këtij viti, do të nis ndërtimi i këtij spitali.
Ai është shprehur optimist se punimet do të përfundojnë gjatë mandatit të Përparim Ramës.
Mirëpo, nga opozita kanë thënë se ndërtimi i këtij spitali do të marrë kohë, derisa kanë kritikuar komunën.
Ndërkaq, edhe pas ndërtimit të objektit, funksionalizimi i spitalit thuhet se do të jetë i vështirë brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Kjo pasi sipas njohësve të shëndetësisë, sfidë do të jetë sigurimi i personelit që do të ofrojë shërbime në të.
Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por që nga e njëjta nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara.
Në vitin 2019 ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili pati nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Administratës Publike për fillimin e ndërtimit të këtij spitali, projekti për ndërtimin e të cilit ishte paraparë të përfundonte dy vite më parë.