Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pritet shtrenjtim i energjisë elektrike në Kosovë

Gazeta10
22 March 2023 - 19:49

Raporti: Kanal10

Kërkesa e ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të energjisë është kundërshtuar nga partitë opozitare. Derisa, kryeministri Albin Kurti është zotuar se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar qytetarët që ta përballojnë çmimin e energjisë elektrike. Ky vendim, pritet të merret së shpejti.

Pas pak ditësh, qytetarët e Kosovës mund të pagujnë më shtrejtë rrymën, nëse aprovohet kërkesa e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kjo zyrë ka kërkuar që nga 1 prilli çmimi i energjisë elektrike në Kosovë të rritet rreth 15 përqind.

Duke mos komentuar një kërkesë të tillë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se janë në pritje të vendimit.

Kreu i ekzekutivit është zotuar se do të bëjë të pamundurën që ta lehtësojë qytetareve barrën sa i përket çmimeve të përballueshme me energji elektrike.

Nga opozita kanë kundërshtuar paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ndryshe, në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, Qeveria ka propozuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

Ndërsa, Presidenca ka rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe ka propozuar që kostoja shtesë e operatorëve, e diktuar nga importi, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh, të ndara nga Bashkimi Evropian.

Gjatë procesit të shqyrtimit të tarifave, ZRRE-ja ka propozuar që çmimi i rrymës të rritet rreth 15 për qind.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret gjatë këtij muaji, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.