Gazeta10

Pritja që Qeveria të bëjë hapa konkretë për Asociacionin, Hovenier: Po shpresojmë se do të shohim përparim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur edhe për kërkesën që i është bërë Kosovës për të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin.

“Hovenier tha se ShBA është duke shpresuar që do të shohë përparim sa i përket Asociacionit.

Pasu nuk është e njëjta qasje. Dua të jem shumë i qartë për këtë. Nuk ka asnjë lidhje mes Republikës Serbe dhe kompetencave e strukturave të saj dhe asaj që ne po propozojmë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është një paralelizëm i rremë dhe këtë e kemi bërë të qartë në shumë mënyra. Jemi shumë të qartë që nuk duam një Asociacion që ka autoritetin, strukturat apo kompetencat e Republikës Serbe, aspak. E kemi bërë të qartë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale. E kemi bërë të qartë që nuk do të ketë kompetenca apo autoritet ekzekutiv. E kemi bërë të qartë se nuk duhet të ndikojë në rendin e mirëfunksionimit të shtetit kosovar.

Hovenier po ashtu tha se është kërkesa për të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin nuk është bërë vetëm nga ShBA’të, por edhe nga BE dhe vendet e Kuintit.

“E kemi bërë të qartë se duhet të krijojë mundësinë që këto komuna me shumicë serbe të koordinohen me njëra-tjetrën për ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive komunale që u takojnë në bazë të Kushtetutës aktuale të Kosovës në disa fusha, si shëndetësi, arsimim dhe të tjera. Dhe e them sërish, jam shumë komod me këtë kërkesë që nuk po bëhet vetëm nga Shtetet e Bashkuara por nga Bashkimi Evropian, të gjitha vendet e Kuintit, nga të gjitha shtetet dhe institucionet në të cilat mbështetet Kosova dhe ku i duhet të mbështetet për të arritur vizionin e saj për integrim evropian. Po shpresojmë se do të shohim përparim”, tha Hovenier për Zërin e Amerikës.

NË FOKUS

arlind-gashi1
Rast i rëndë: U godit nga vetura në parkingun e një pompe, zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit
Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare