Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pritje dhe kolona të gjata në hyrje-daljet e Kosovës

Gazeta10
03 August 2023 - 9:16

Bashkatdhetarët po përballen me pritje dhe kolona të gjata në dalje në dy pikat kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdar.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, kurse kolona e automjeteve është 200-250 metra.

Ndërsa, pritjet më të gjata janë në Merdar, ku për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare, bashkatdhetarët po presin mbi një orë, kurse kolona e automjeteve është 800-900 metra.

Në pikat tjera nuk raportohet për pritje e as kolona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.