
Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10
Qytetarë të shumtë anë e mbanë vendit kanë zgjedhur qytetin e Prizrenit për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë. Megjithatë, shumë prej tyre kanë shprehur edhe paknaqësitë për tërë këto vitet e shtetësisë. Majde për disa kjo atmoferë festive nuk është e njëjtë pa prezencën e ish-krerëve të UCK-së që shpallën pavarësinë e të cilët tani janë duke u gjykuar Hagë.
Nën rrezert e dielliet të 17 shkurtit, dikush vallen e këndimin nuk po e ndal.
Por, nga Prizreni, këtë ditë ka vendosur të mos e festojë në shenjë paknaqësie.
Këtë pasaportë, që simbolizon izolimin e popullit të Kosovës, ai e ka vendosur në qendër të qytetit vetëm një ditë para 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka treguar arsyet se pse ka zgjedhur pikërisht ditën e pavarësisë.
I pakënaqur me institucionet u shpreh edhe ish- ushtari i UCK-së, ndonëse ai është i lumtur që po feston në liri pavarësinë.
E sipas dikujt tjetër, nuk mund të ketë festë kur ish-kreret e shtetit janë në Hagë.
E për atdhedashurinë, përmes poezisë na tregon Leandra 5 vjeçare.
Për argëtimin e qytetarëve, të premtën është përkujdesur Komuna e Prizrenit përmes një koncerti ku interpretuan ansambli i valleve e artistë të shumtë.
Nga numri i madhë i vizitorëve, dikush e zgjodhi këtë pjesë për t’i përcjellur aktivitetet.
Padyshim që kësaj feste fëmijët ishin ata që i dhanë ngjyrë , të veshur me unifromat e UÇK-së e me flamujë në duar.
Kuvendi Komunal i Prizrenit sot në një ceremoni të vecantë e shpalli qytetar nderi kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.