Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Procesi i Berlinit, Kurti: Është respekt ndaj ndërmjetësit konfidencialiteti i bisedimeve konkrete

Gazeta10
03 November 2022 - 14:39

Kryeministri i Kosovës, nga Berlini ka thënë se është respekt ndaj ndërmjetësit konfidencialiteti i bisedimeve konkrete në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se nuk duhet një zgjidhje shumë speciale por një kornizë e përgjithshmë me vlera europiane.

“Nuk na duhen zgjidhje super të vecanta të problemeve, por na nevoitet një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlera europiane. Kjo është edhe e drejtë edhe e mirë për të gjithë, por natyrisht do të thosha edhe e dobishme për Kosovën”, ka thënë Kurti.

Më tej ai ka thënë se deri më tani është diskutuar për hapa të vegjël por tani kjo ka ndryshuar.

“Jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes sepse deri më tani shpesh herë është diskutuar për hapa të vegjël. Unë besoj se momenti i ndryshimit ka qenë takimi në Bruksel me 18 gusht”, ka thënë tutje Kurti.

Tutje, ai edhe e ka përshkruar dialogun si shteg i duhur me bazë të mirë.

“Jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë”, ka thënë ai më tej.

Kurti ka thënë se janë marrë vesh për konfidencialitet në proces.

“Është respekt ndaj ndërmjetësit konfidencialiteti i bisedimeve konkrete”, ka thënë ai.

Procesi i Berlinit i ka vazhduar punimet sot ku pjesë e tij janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Para më shumë se një ore janë nënshkruar tri marrëveshje që prekin dimensionet ekonomike dhe ato të lëvizjes së lirë.

Ekipi i Kanal10 po qëndron në Berlin dhe është duke e ndjekur këtë ngjarje. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.