Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Profesori dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur

Gazeta10
13 June 2023 - 18:57

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Një 13 vjeçare dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga profesori i saj, në një shkollë fillore në Deçan.

58 vjeçari tanimë i suspenduar nga puna, është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij, derisa i njëjti është dërguar në mbajtje.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit.

Drejtori i shkollës, ka thënë se asnjëherë nuk kanë pranuar ankesa nga nxënësit rreth sjelljes së mësimdhënësit në fjalë.

E disa nxënëse kanë thënë se i dyshuari prej kohësh ka pasur sjellje të çuditshme me viktimën dhe disa shoqe të saj.

Ndërkaq, këtë të martë, nxënësja nuk ka ardhur në shkollë.

Një ditë pas raportimit, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arëbërie Nagavci, e cila ka kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të trajtohet me prioritet.

Ajo ka thënë se për të parandaluar rastet e tilla, dikasteri që ajo udhëheq ka bërë tri propozime.

“1. Ashpërsimi i dënimit për rastet e ngacmimit seksual ndaj fëmijëve, 2. Kualifikimi kësaj vepre penale në një paragraf të veçantë duke saktësuar kryerjen e kësaj vepre ndaj fëmijëve, 3. Aplikimi i dënimit plotësues me të cilin ndalohet ushtrimi i profesionit që lidhet me punën e fëmijëve ndaj kryerësve të veprave të tilla. Përderisa pika e 3 është marrë parasysh dhe është përfshi në Kod Penal, pres që edhe 2 propozimet tjera të gjejnë mbështetje në Kuvend.”

Rastet e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale të nxënësve të mitur në shkollat e Kosovës janë raportuar vazhdimisht, derisa numri sa vjen e rritet, duke u vlerësuar si shqetësuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.