Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Projektligji për KPK-në, përplasë opozitën me pushtetin

Gazeta10
20 July 2023 - 18:56

Raporti: Fjolla Xheladini/Kanal10

Versioni i ri i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës është kundërshtuar nga deputetët opozitarë, pasi sipas tyre nuk është në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionet e Venecias.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj kritikoi këtë projektligj, duke shtuar është në rrugën e gabuar si dhe tha që rrezikon shkatërrimin e sistemit prokurorial në Kosovë.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se ky projektligj është problematik, duke përmendur edhe çështjen e përbërjes prej 19 anëtarëve.

Diskutimet rreth projektligjit në fjalë u zhvilluan në Komisioni për Legjislacion, ku ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

E ndryshe nga opozita Haxhiu tha se projektligji është në përputhje të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe me opinionet e Komisionit të Venecias.

Në Komisionin për Legjislacion, ka pasur edhe përplasje mes ministres Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

E pavarësisht diskutimeve, me gjashtë vota për dhe vetëm një kundër, ky projektligj është proceduar për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.

Gjatë kësaj jave kritika rreth këtij versioni kishte pasur edhe shoqëria civile.

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Lëvizja FOL përmes një reagimi kishin thënë se projektligji i ri është politizim i KPK-së, duke kritikuar rritjen e numrit të anëtarëve në 19, ku 9 nga ta janë joprokuror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.