
Dorjan Juniku – Prokurori i rastit për sulmin ndaj të një moshuare në Qendrën për Kujdesin e të Moshuarve në Pejë, ka dhënë informata më të hollësishme për mbarëvajtjen e këtij rasti në një lidhje telefonike në Info10.
Juniku tha se të dyshuarat për sulmin ndaj të moshuarës janë duke u intervistuar, transmeton Gazeta10.
“Lidhur me këtë rast, nga kryeprokuori i rastit janë angazhuar dy prokurorë të shtetit, që ashtu pas pranimit të autorizimit, në mënyrë shumë të shpejtë dhe efektive kemi arritur t’i arrestojmë dy të dyshuarat dhe më pastaj edhe të dyshuarën e tretë, të cilat janë aktualisht janë duke u intervistuar”,ka deklaruar ai./Gazeta10