Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokurori: Njëri nga dëshmitarët ka dhënë deklarata të rrejshme në të kaluarën, por mbetet fakt se ka qenë viktimë

Gazeta10
21 February 2023 - 12:10

Prokurori Filipo Deminiqes, për dëshmitarin 401, ka konfirmuar se ka dhënë deklarata të rrejshme në të kaluarën, ka të shkuar penale, por se sipas tij, mbetet fakt se ka qenë viktimë në rastin ku po akuzohet Pjetër Shala.

Fillimisht, ai tha se për këtë dëshmitar thuhet se nuk është i besueshëm dhe se ka dhënë dëshmi të rrejshme në të kaluarën.

Tutje, ai tha se i njëjti ka dhënë dëshmi të rreme në të shkuarën, ka dhënë deklarata të rreme inkriminuese dhe më pas ka shpjeguar se pse ka dhënë dëshmi shfajësuese.

“Dëshmitari do të trajtoj këtë çështje, do e keni përpara dhe do kemi mundësi t’i bëni pyetje të drejtpërdrejta atij. Dëshmitari ka histori penale, ZPS nuk e mohon këtë por mbetet fakt që ka qenë viktimë në fabrikën e përpunimit të metalit në Kukës”, tha prokurori.

Sipas Deminiqes, historiku i tij penal nuk do të thotë se nuk meriton drejtësi.

“Ka dhënë shumë dëshmi ndër vite, në deklarata në mënyrë konsistente ka implikuar të akuzuarin në keqtrajtimin e tij dhe e ka akuzuar për kryerje të krimeve tjera në fabrikën e metalit në Kukës”, tha prokurori.

Sipas tij, i mbetet gjykatës të vendos nëse do i besoj këtë dëshmitari si dhe shtoi se vet Shala sipas tij në deklaratat e tij që janë dhënë më herët vet e që janë objekt i Gjykatës së Apelit, ka pranuar se ka rrahur këtë dëshmitar dhe të tjerë dhe ka treguar se pse i ka rrahur./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.