Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria do të kërkoj paraburgim për dy mjekët nga Gjilani që morën ryshfet

Gazeta10
30 April 2023 - 14:36

Dy doktorë, saktësisht një anesteziolog dhe një kirurg në Gjilan, janë arrestuar sot si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Policia bënë të ditur se anesteziologu dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 eurosh për të kryer një ndërhyrje.

Ndërsa, mjeku kirurg dyshohet se lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore kishte marrë 330 euro ryshfet dhe kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Lidhur me këtë çështje Gazeta10 ka kontaktuar me zëdhënësen në Prokurorinë e Gjilanit, Liridona Xheladini.

Xheladini ka njoftuar se ndaj të dyshuarve do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, tha Xheladini. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.